Gjuriq: Ne duam vazhdim të dialogut, problemi është te Kosova

0
111

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se Beogradi është i përkushtuar për të vazhduar dialogun me Prishtinën

Ndërkohë, fajin për bllokadën e negociatave politikani serb ia ka lënë Prishtinës zyrtare.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një takimi me ambasadorin grek në Beograd, George Diakofotakis, me të cilin ka folur edhe rreth problemeve që po përballen serbët në Kosovë.

Gjuriq ka përmendur lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave e shërbimeve si shtylla mbi të cilat ndërtohet paqja dhe, sipas tij, një gjë e tillë duhet të respektohet nga të gjitha vendet në rajon për të pasur një paqe afatgjate.

Përveç tjerash, Gjuriq ka falënderuar ambasadorin grek për qëndrimin e Athinës zyrtare sa i përket Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here