Hamza njofton zyrtarin e FMN-së për përgatitjen e buxhetit të vitit 2018

Ministri i Financave Bedri Hamza në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot u takua me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang.

Ministri Bedri Hamza e falënderoj z. Tao Zhang për pritjen miqësore dhe e informoj për progresin që Kosova ka arritur  në fushën e financave, duke e çmuar me këtë rast ndihmën dhe kontributin e madh në të gjitha aspektet të Fondit Monetar Ndërkombëtar përgjatë tërë këtyre viteve në Kosovë.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua dhe për prioritet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe veprimet që do të merren nga ana e saj me qëllim që Kosova gjatë këtij mandati qeverisës të ketë rritje të përshpejtuar ekonomike. Në fokus të takimit ishte edhe diskutimi për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018.

Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang e falënderoj Ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të sinqertë të Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar,  si dhe shprehi vullnetin dhe gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës

Posto nje koment

Please enter your comment!
Emri juaj ketu