Haradinaj: Dokumentet e dorëzuara në zyrat e tona janë të vërteta, po del një e vërtetë në shesh

0
36

Nënkryetari i OVL të UÇK’së, Nasim Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se dokumentet e dorëzuara në zyrat e OVL të UÇK’së janë të vërteta dhe se Gjykata Speciale ka dalë jashtë punës për të cilën është formuar në momentin kur ka bashkëpunuar me zyrtarë të gjyqësorit serb.

“Po e moderoj pak përgjigjen. Po thom mos ja kqyr pluhurin por kqyrja punën. Është duke ndodhur diçka e mirë. Po del një e vërtet në shesh që OVL të UÇK’së e ka potencuar kaherë. Askush nuk ka dashur me besu apo nuk ka dashur të besojë dhe ka arsye se disa deputetë kanë ngritur dorën dhe kanë menduar se kjo merr fund. Ajo cka është e vërteta është se nuk duhet kuptuar si diskreditim. Po e vëmë në pah atë është në të vërtetë Gjykata Speciale. Kosova është shtet i kapur dhe kemi dëgjuar analistë të ndryshëm duke menduar se Gjykata e huaj mund ta bëjë punën më mirë se ne. Ajo gjykatë është bashkëpunuese me serbët. Po bashkëpunon me ata që kryen krimet të papara në këtë vend deri në pastrim etnik”, ka thënë ai,

“Dokumentet janë të vërteta. Vetë personat e gjykatës që kanë ardhur në zyrat tona e kanë konfirmuar. Ata që i kanë sjellë janë të mirëseardhur. Detyrë e jona është të mbrojmë veteranët. Kjo është detyra jonë. Nuk na interesojnë emrat. Askush nuk është i interesuar të mbrojë krim, por nuk duhet të bëhet në mënyrë selektive. Nuk duhet të shkosh atje të flasësh me kriminelë serbë dhe të vish në Kosovë e të kërkosh fajtorë”, shtoi ai. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here