Haradinaj: Kosova e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë

0
15

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim delegacionin britanik, Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perendimor si dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të analizës, në Foreign Office, të shoqëruar nga ambasadori Ruairi O’Connell.

Siç njofton kumtesa, gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e informoi delegacionin britanik, për progresin e Kosovës, prioritetet e Qeverisë, agjendën integruese të Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për zhvillimin ekonomik dhe çështjet jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe, në fushën politike dhe atë ekonomike”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në shumë fusha në të gjitha etapat e shtetndërtimit të saj, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Nga ana e tyre, delegacioni britanik vlerësoi progresin e Kosovës, duke shprehur zotimin se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë, duke e mbështetur vendin në procese të rëndësishme dhe në rrugën evropiane. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here