Haradinaj: Kur u bëra kryeministër, Kosovës po ia gatuanin dorëzimin

0
11

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka folur si asnjëherë më parë për ditët e para kur ka ardhur në krye të Qeverisë. Ai ka thënë se Kosovës po i përgaditej dorëzimi para Serbisë.

Ai ka thënë se kishte strategji që Kosova të dorëzohej para kërkesave të Serbisë, kryesore prej të cilave ishte ndarja territoriale.

“Kur jam bo kryetar i Qeverisë… e kishin pas bo gati Kosovën: dobëso, lodhe për me u dorëzu. A e kuptoni? N’katune përpara, kur kanë desht me ia ble najkujt naj arë ose me ia marr naj pronë, e kanë dobësu, ose janë lutë mos po i del naj djalë i keq i shpisë, e bon naj t’keqe dhe e shtin borxh, e atëherë i zoti i shpisë është i detyrum me shitë a me dhanë falë për një shpërblim të vogël”, ka thënë Haradinaj në një vizitë, para qytetarëve të Gremes së Ferizajt.

Haradinaj ka thënë se  në këto skenare të Serbisë ka pasur të përfshirë edhe njerëz të Kosovës.

“Kosovën ishin t’u ia ba gati këtë ditë. Pra ditën kur e kam marrë Qeverinë, Kosovës janë kanë t’u ia ba gati këtë ditë. Kuptohet ky është interesi i Serbisë, por ka pasë edhe tjerë që kanë qenë pjesë e këtij pazari. Pra, dobëso, lodhe që të dorëzohet. Ka qenë fat që kemi ardhë në detyrat që kemi ardhe dhe kemi pa se çka na kanë gatue dhe ku kem me mrri na ni ditë”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, aq i fortë ishte ky insistim që Kosova të ndahej, saqë as njerëzit më të afërt të tij s’e kishin besuar që mund të ndalet.

“Edhe njerëzit ma të afërt më patën thanë, s’ke me mujtë me nalë, veç ke me mbetë i shkumë dom. Kosoës s’ka me mundë me ia gatu kërkush dorëzimin”, ka theksuar Haradinaj.

Kryeministri në detyrë ka thënë se edhe ikja masive, për të cilën raportohej në fillim të mandatit të tij, ishte në kuadër të një plani për lodhjen e Kosovës, që më pas të dorëzohej te Serbia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here