30 persona janë helmuar në Shupenzë të Bulqizës. Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm për shkak të dëmtimit të tubacionit me ujërat e zeza
Banorët janë paraqitur pranë qendrës shëndetësore, ndërsa 3 prej tyre janë nga e njëjta familje.
Mësohet se 30 banorë kanë marrë serum në qendrën shëndetësore ndërsa edhe banorë të tjerë nga Gjorica dhe Hoshateni po i drejtohen Shupenzës
Ora News informon se pas komunikimit me mjekët ata thonë se nuk kanë arritur ende të përcaktojnë arsyen pse janë helmuar banorët.