Historia e bakllavasë

0
29

Historia e bakllavës është shumë-ngjyrëshe si historia e tokave të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme. Besohet gjerësisht, se asirianët në rreth shekullit të 8-të, ishin njerëzit e parë që vendosën  disa shtresa të bukës së hollë, me arra të copëtuara në mes atyre shtresave, shtuan pak mjaltë dhe e futën atë në furrat e tyre primitive me djegien e drurit.

Ky version i hershëm i njohur i bakllavës u pjek vetëm në raste të veçanta. Në fakt, bakllava historikisht konsiderohej një ushqim për të pasurin deri në mesin e shekullit të 19-të. Në Turqi, deri më sot mund të dëgjojmë një shprehje të përbashkët që përdoret shpesh nga të varfrit, , duke thënë: “Nuk jam i pasur aq sa të ha bakllavë dhe byrek çdo ditë”.

Detarët grekë dhe tregtarët që udhëtonin në lindje në Mesopotami shpejt zbuluan kënaqësitë e bakllavës. Ajo mahniti shqisat e tyre të shijes, kësisoj ata sollën recetën në Athinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here