Holandezët protestojnë kundër kushtit për t’u vaksinuar për të hyrë në restorante

0
22

Qindra protestues e kundërshtuan të shtunën përdorimin e të ashtuquajturës pasaportë të koronavirusit, dëshmi për vaksinim, e cila është bërë e detyrueshme për ata që duan të hyjnë në kafene, restorante, tetro e hapësira tjera publike.

Kërkesa e re për të treguar dëshmi të vaksinimit ose test jo të vjetër për koronavirus u fut në fuqi të shtunën, pikërisht në ditën kur u larguan pothuajse të gjitha rregullat për distancë sociale.

Qindra njerëz dolën rrugëve të kryeqytetit holandez, Hagë, duke lëshuar edhe muzikë. Disa prej tyre mbanin pankarta në duar, në të cilat shkruhej: “Aparteid mjekësor. Ndalini pasaportat e vaksinimit”.

Deri më tani, 72 për qind e popullsisë në Holandë e ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, shkruan Reuters

Përderisa përdorimi i maskave ende do të jetë i detyrueshëm në transportin publik, nxënësit dhe mësuesit nuk e kanë më këtë obligim në shkolla dhe qeveria e ka hequr edhe rregullën për 1.5 metër distancë mes njerëzve në hapësira publike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here