Horoskopi javor për periudhën nga 13 – 20 shtator

0
49

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Jeni duke u përballur me një periudhë sfiduese, sepse jeni duke u përpjekur t’ua zgjidhni dyshimet shumë njerëzve me një lëvizje. Një ndjenjë e fuqisë dhe e kontrollit mbi kolegët krijon vetëbesim të rremë. Kini kujdes këto ditë, veçanërisht nëse ju është besuar një rol nga i cili të gjithë ikin, ndërsa ai rol është të përcaktoni kufirin dhe të vendosni se kush çka do të bëjë, dhe nëse do të punojë në periudhën e ardhshme.

Shëndeti: Probleme me tretjen.

Dashuria: Po kënaqeni me iluzione, po i lejoni vetes të zhyteni në mbretërinë e imagjinatës dhe ëndrrave. Ju po e keqinterpretoni mirësinë e një personi që është i sjellshëm me ju dhe me sjelljen e tij ai dërgon një sinjal se ju respekton, ndërsa ju besoni se këto janë sinjale dashurie.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Jeni nën presionin e një ritmi që ju ka ndjekur prej disa kohësh. Ju dekurajojnë kërkesat nga të gjitha anët, si dhe detyrimet financiare që ju janë grumbulluar. Mos i fajësoni të tjerët se gjithçka varet nga ju. Ju i morët të gjitha detyrimet mbi veten tuaj, kështu që tani është koha që të jeni këmbëngulës. Për më tepër, ju ofrohen detyra të reja. Ngadalësoni pak dhe mos pranoni gjithçka, sepse nuk jeni të gjithëfuqishëm.

Shëndeti: Kujdes, mund të ftoheni.

Dashuria: Nëse e bartni nervozizmin dhe tensionin tuaj te partneri juaj, ka një shans të madh që ta thelloni krizën, e cila mund të jetë jetëshkurtër, ndërsa ju mund ta zgjasni atë. Nëse merrni guximin të bëni një bisedë të sinqertë, do të rifitoni optimizmin, megjithëse problemet e vërteta mund të mbeten ende të pazgjidhura.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Jeni shumë të ngathët. E diela është e përkryer për t’i dhënë vetes pak pushim, largohuni nga puna dhe kaloni orë të tëra në shoqërinë e miqve që nuk ju ngarkojnë me asgjë. Puna nuk do të ikë, askush nuk do ta vërejë se nuk jeni atje dhe do të ktheheni të freskët. Për më tepër, përpiquni të shlyeni disa detyrime të vjetra financiare këto ditë dhe kujdesuni për të në mënyrën më të padëmshme.

Shëndeti: Jeni të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

Dashuria: Ju tërheqin marrëdhëniet platonike me seksin e kundërt. Sidoqoftë, është më mirë të përmbaheni, sepse nuk është kjo një periudhë e favorshme për ndonjë aktivitet në prapaskenë, ka gjasa të zbuloheni. Rezistoni tundimeve, kjo është mënyra e vetme për të shmangur aspektet e pakëndshme që mund të ndërlikojnë fushën tuaj të dashurisë.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Ju nevrikosin disa njerëz dhe jeni të detyruar t’i dëgjoni ata. Profesionalizmi nuk njeh një sjellje të tillë, kështu që do të detyroheni të duroni. Në fund, nuk do të pendoheni për këtë përpjekje të veçantë, pasi që do të surprizoheni nga mundësitë e mëdha që ju hapen. Edhe pse nuk keni durim për këndvështrimet e ndryshme të njerëzve të tjerë, në fund gjithçka do të përfundojë në mënyrën më të mirë për ju.

Shëndeti: Shkoni për një vizitë te stomatologu.

Dashuria: Ju përpiqeni për liri, megjithatë është më mirë të përmbaheni, sepse nuk është një periudhë e favorshme për ndryshime. Afrohuni me mirëbesim dhe durim partnerit tuaj, vetëm në këtë mënyrë do të shmangni shqetësimet e vogla që mund të prishin ndjeshëm rrjedhën e marrëdhënies suaj të dashurisë.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Ka probleme të caktuara në marrëdhëniet me kolegët. Karriera juaj mund të shkojë drejt greminës, nëse hasni në aksione të mëdha. Mos i thelloni armiqësitë me njerëzit nga të cilët vareni. Kjo nuk është koha për ta zgjidhur ndonjë problem. Ndershmëria juaj nuk do të sigurojë fitore, pavarësisht se sa të drejtë keni.

Shëndeti: Do të përballeni me alergjitë.

Dashuria: Jeni të detyruar të kaloni orë të tëra në një rreth njerëzish që nuk ju tregojnë respektin që mendoni se e meritoni. Partneri juaj po ju bën presion, kështu që pakënaqësia juaj mund të përshkallëzohet në një mënyrë krejtësisht të gabuar. Pavarësisht se sa të sfiduar jeni, shtyjeni reagimin dhe heshtni.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Lajmet në dukje pozitive që lidhen me punën po vijnë. Informacioni vjen nga personi me të cilin keni një lidhje biznesi. Nëse ai ju drejtohet në konfidencë ose nëse tema e gjithë situatës është diçka prapa skenës, kini kujdes sepse mund të jeni të ekspozuar ndaj manipulimeve dhe gënjeshtrave që do t’ju tronditin. Reduktoni pritjet tuaja në minimum në mënyrë që të mos zhgënjeheni.

Shëndeti: Probleme me sinuset.

Dashuria: Jeni të ngarkuar me jetë dashurie. Personi i dashur nuk arrin të vazhdojë me ritmin kaotik me të cilin keni rënë kohët e fundit. Për shkak të mungesës së komunikimit, keqkuptimet janë të mundshme, të cilat, nëse nuk i zgjidhni ato në kohë, do të kthehen në një konflikt serioz.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Ju jeni në gjendje të mirë, por optimizmi i tepërt kërcënon të shtrembërojë pamjen realiste të mundësive që ju presin. Planet e mëdha mund të ndërpriten me vendime të pafavorshme të autoriteteve që nuk e kuptojnë fare idenë tuaj dhe e përjashtojnë atë qysh në fillim. Çdo gjë që filloni këto ditë mund të përfundojë në mënyrë të favorshme, por me kusht që t’i kapërceni pengesat e papritura.

Shëndeti: Kontrolloni pasqyrën tuaj të gjakut.

Dashuria: Paralelisht me trajektoren sfiduese që përshkruan jetën tuaj profesionale, marrëdhëniet emocionale po bëhen gjithnjë e më problematike. Personi i dashuri është nën tension, dhe shqetësime shtesë janë të mundshme nëse filloni të bëni justifikime. Ju jeni në një fazë të keqkuptimit të plotë verbal.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Paratë vijnë te ju, por me mund dhe përpjekje të mëdha. Mos luani në kartën e fatit, mbështetuni ekskluzivisht në aftësitë, punën dhe sakrificën tuaj, vetëm në atë mënyrë do të arrini sukses të kënaqshëm. Mund të keni probleme me eprorët. Në fund të javës, një përmirësim i lehtë i humorit është i mundur, megjithëse disa probleme do të zgjasin për ca kohë.

Shëndeti: Probleme me migrenën.

Dashuria: Ju jeni të shqetësuar për një situatë brenda familjes, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ju ose familjen e personit tuaj të dashur. Përkushtimi është diçka që pritet nga ju, por këtë herë nuk jeni të sigurt nëse angazhimi juaj është i domosdoshëm. Do të preferonit t’i kushtonit kohën tuaj të lirë vetes, larg të gjithëve, madje edhe larg më të afërmve tuaj.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Fusha e komunikimit do të dalë në pah. Ju mund të gjendeni në mes të një grupi të madh njerëzish, të përfshirë në biseda në lidhje me biznesin tuaj. Mos u ankoni, sepse realizimi i atyre negociatave do të shtyhet. Ju jeni të rrethuar nga njerëz që vazhdimisht ju tregojnë se çfarë të bëni dhe si të bëni. Nuk duket sikur mendoni me kokën e dikujt tjetër, distancojeni veten në kohë.

Shëndeti: Probleme me pagjumësinë.

Dashuria: Tensioni po rritet seriozisht te ju, sepse po përballeni me sfida të mëdha që duhet t’i zgjidhni. Ju funksiononi shkëlqyeshëm kur jeni nën presion, por në momentin që i bëni gjërat, do të jeni në një rënie të dukshme të humorit. I pari që do të goditet nga pakënaqësia juaj do të jetë personi i dashur.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Disa lajme mund të turbullojnë plotësisht përqendrimin tuaj. Përkushtimi juaj për një temë të caktuar mund t’ju kushtojë shumë këto ditë, nëse i lejoni vetes të humbisni detaje të rëndësishme që lidhen me punën që bëni në baza ditore. Nëse jeni në fillim të një projekti të ri, hapet mundësia për të përfunduar një fazë. Ju keni sukses, por përmes një kompromisi serioz.

Shëndeti: Probleme me tretjen.

Dashuria: Vëmendja përqendrohet në situatën që po ndodh në rrethin e familjes suaj. Mund të ketë gjithashtu disa ndryshime të detyruara ndaj të cilave do të duhet të reagoni, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo. Ju keni tendencë ta ekzagjeroni problemin – kështu që mendoni dy herë para se të vendosni diçka në mënyrë të pakthyeshme.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Vetëbesimi po bie, ju keni pritur shumë gjatë për rezultatet e çdo gjëje që keni bërë në të kaluarën. Nëse jeni përpjekur deri më tani, nuk është mençuri të tërhiqeni dhe të hiqni dorë para fundit. Ekziston një mundësi e madhe që ajo që keni punuar aq shumë do të dështojë, por në të njëjtën kohë do të shfaqet një punë krejtësisht e re që ju sjell përfitime shumë më të mëdha nga sa pritej.

Shëndeti: Probleme me sytë.

Dashuria: Është koha për të rishikuar se cila rrugë është më e mirë për ta marrë. Personi i dashur tregon shenja se një ndryshim është në pritje. Çdo gjë që ndodh mes jush këto ditë është një aventurë e vogël për atë që sapo do të vijë. Ndryshimet nuk duhet të jenë të pakëndshme nëse jeni gati të përballeni me to.

PESHQIT (20.2 – 20.03.)

Puna: Angazhohuni në mënyra të reja të të bërit biznes dhe gjeni metoda interesante që kristalizohen gjatë punës. Vështirësitë me eprorët do të shfaqen kryesisht nëpërmjet presionit që puna duhet të përfundojë para afatit. Përveç kësaj, shqetësime të mëdha mund të lindin nëse biznesi juaj ka të bëjë me komunikimin ose me çdo lloj trafiku.

Shëndeti: Lodhje kronike.

Dashuria: Ju nuk jeni mjaft këmbëngulës. Kur hasni në rezistencën e parë, ju i deklaroni gjërat të parëndësishme për të mbuluar pasigurinë. Para se ta bëni përsëri, rishqyrtoni atë që është më e rëndësishme për ju, krenarinë dhe kokëfortësinë tuaj ose qëllimin përfundimtar që kur keni filluar të shmangeni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here