Hoti përkujton Xhavit Ahmetin: Ishte veprimtar i dalluar në rrugën drejt lirisë e pavarësisë

0
15

Kryeministri Avdullah Hoti e ka përkujtuar profesorin Xhavit Ahmeti në 24 vjetorin e vdekjes së tij.

Hoti ka thënë se Ahmeti ishte veprimtar i dalluar në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

“Në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Xhavit Ahmeti, i cili humbi jetën njëzet e katër vite më parë, në një aksident tragjik.

Prof. Dr. Xhavit Ahmeti ishte veprimtar i dalluar në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, si dhe bashkëpunëtor e këshilltar politik i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Zoti e bekoftë veprën e tij!”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”.

Xhavit Ahmeti, lindi më 25 tetor të vitit 1952 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit dhe vdiq më 21 nëntor të vitit 1996, në një aksident trafiku.

Ai ka shërbyer si këshilltar politik i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Ishte profesor i kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore të Universitetit të Prishtinës dhe anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga themelimi. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here