Hoxhaj: Nesër bëhen 37 vjet prej kur në Kodrën e Trimave ushtuan pushkët e lirisë

0
48

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se nesër bëhen 37 vjet prej kur në Kodrën e Trimave në Prishtinë ushtuan pushkët e lirisë në mesnatën mes 11 dhe 12 janarit 1984.

Ai ka kujtuar trimat Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha të cilët ranë heroikisht duke luftuar me policinë jugosllave.

“Pushkët e tyre ishin paralajmërimi i pushkëve të vajzave dhe djemve të UÇK-së që do ta sillnin lirinë 15 vite më vonë”.

“Unë isha shumë i nderuar që për këtë përvjetor e vizitova familjen e Rexhep Malës, një familje e cila ka sakrifikuar shumë për lirinë e atdheut. Me këtë rast, e sigurova familjen Mala se sakrifica e tyre do të shërbejë përjetësisht si inspirim i ndërtimit të shtetit të Kosovës”.

“Njëkohësisht, familjen Mala e garantova që PDK-ja asnjëherë nuk do t’i harrojë rrënjët e saj tek idealizmi i veprimtarëve të Ilegales dhe tek gjaku i dëshmorëve të UÇK-së”.

“Lavdi dhe nderim i përjetshëm dëshmorëve të kombit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here