Huawei rrit fitimet, pavarësisht presionit amerikan

0
27

Presionet amerikane kanë pasur vetëm një ndikim të izoluar për sa i përket shitjes së smartfonëve Huawei, që ka vijuar të shënojë rritje në gjashtëmujorin e parë, edhe pse gjiganti kinez e pranoi sot se sanksionet e Uashingtonit kishin krijuar disa shqetësime.

”Por, në tërësi, këto shqetësime kanë qenë të menaxhueshme”, u shpreh sot presidenti në detyrë i Huawei, Liang Hua, gjatë një konference shtypi në Shenzhen, ku ndodhet dhe selia e grupit.

‘’Ne po luftojmë për ekzistencën tonë’’, theksoi Liang, duke demonstruar vendosmërinë e Huawei për të vazhduar zgjerimin e kompanisë.

Pavarësisht presioneve amerikane ndaj Huawei, ndërsa Uashingtoni e akuzon për spiunazh në favor të Pekinit, kompania regjistroi në gjashtëmujorin e parë një xhiro prej 401,3 miliardë juan (52,3 miliardë euro), një rritje rreth 23,2%.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here