“I dënuar në Itali për vjedhje makinash, por vijon të jetë krybashkiak në Shqipëri”

0
44

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi vijon të denoncojë kryebashkiakë me të kaluar kriminale që sipas tij vijojnë të mbahen në pushtet nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë një takimi me strukturat në Vaun e Dejës, Bardhi tha se lënia ende në detyrë e kryebashkiakut Mark Babani është rast flagrant.

Sipas Bardhit, Mark Babani vazhdon të ushtrojë detyrën me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse në dokumentet e burgjeve italiane rezulton i dënuar për vjedhje makinash.

“Në takimet me strukturat e PD në Vaun e Dejës dhe në Pukë demokratët i gjeta të vendosur për të çuar deri në fund përpjekjen tonë të përbashkët për të siguruar që çdo qytetar të votojë i lirë dhe vota e tij të numërohet.

Ndamë së bashku shqetësimin se përfaqësuesit e Edi Ramës si në administratën qendrore edhe në bashki janë persona me të kaluar kriminale, ose njerëz që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kjo ka sjell braktisjen masive të qytetarëve, që shkaktuar varfëri, emigracion dhe pasiguri.

Rasti i Vaut të Dejës është flagrant. Kryebashkiaku ilegjitim Mark Babani vazhdon të ushtrojë detyrën me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse në dokumentet e burgjeve italiane rezulton i dënuar për vjedhje makinash. Për ne është e rëndësishme që alternativa kriminale e Edi Ramës në qeverisjen e vendit është demaskuar në sytë e qytetarëve. Bashkë me qytetarët dhe çdo demokrat nga cep më i largët i Shqipërisë, ne jemi gati ta zhbëjmë këtë të keqe dhe të ndalim bashkëqeverisjen me krimin”, shkruan Bardhi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here