I gjithë Mali i Zi dhe shqiptarët u lutën që ai të shpëtonte, Elvis Naçi jep lajmin e mirë për Emron nga Ulqini

0
27

Historia e Emros, 20 vjeçarit shqiptar nga Ulqini i Malit të Zi preku jo pak zemra dhe përloti mijëra shqiptarë.

Por më në fund ka një lajm të mirë për djaloshin i cili është i prekur nga një sëmundje mjaft e rëndë (një lloj i kancerit të gjakut) dhe që po lufton me vdekjen në një spital të Gjermanisë.

Familja e tij nuk kishte para për të përballuar një operacion të komplikuar që kushtonte 450 mijë euro, por falë të gjithë shqiptarëve shuma është arritur. Lajmin e mirë e ka dhënë Elvis Naçi përmes një postimi në rrjetin social.


“Të afërmit e Emros sensibilizuan, sot jemi në shtëpinë e Emros me emocion të madh dhe me lajm. Duam ta ndajmë këtë lajm me ju, shqiptarët treguan se kanë zemër dhe shpirt. Vëllezër dhe motra 450.000 euro për Emron janë arritur. Zoti para dhe shqiptarët që kanë kontribuar që paratë të mblidheshin.

450.000 euro janë 22 shtëpi për të varfrit, për Emron nuk ka euro që ta krahasojmë vlejnë sa një miliardë shtëpi. Arritje është se përhapet shpresa në shqiptari. Ne jemi bërë bashkë hapëm një portë”

Më tej Elvisi tha se kur rasti i tij u trajtua në emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në Neës24 gjithë publiku dhe shikuesit u prekën nga rasti i Emros por shqiptaria ndihmoi dhe i dha një shans për të jetuar djaloshit që ka ëndërr të bëhet kapiten.

“Kur bëmë emisionin kemi qarë me motrën e Emros. Pasi lajmi mori dhënë Emro ka shanse për të jetuar, ai kishte nevojë për 450.000 euro. 90% e shqiptarëve nuk i kanë nëse e kanë këtë hall. Gjysmë milion euro është shifër e frikshme. Pamë lotët e fqinjëve pamë shqiptarinë e tyre, ne e morëm përsipër këtë sfidë, kishim shpresë se shqiptarët do të ndihmonin. Të afërmit e Emros sensibilizuan, sot jemi në shtëpinë e Emros me emocion të madh dhe me lajm. Duam ta ndajmë këtë lajm me ju, shqiptarët treguan se kanë zemër dhe shpirt. Babai i Emros më tha se kur ishte së spitali në Gjermani mjekët i kishin thënë se këto para mund të grumbulloheshin nga bujaria e popullit shqiptar. Kemi dëgjuar që jeni popull bamirës. Babai i Emros është i lënduar dhe i sprovuar. Por ai të ndihet krenar pasi shqiptarët u bënë mjek të shpirtrave.
450.000 euro janë letra, jeta është tjetër gjë. Kaq shpejt dhe unë vetë nuk e kam menduar se do të grumbulloheshin kaq shpejt. Kjo tregon një mirësi që ju keni, është shpirti i tij i pastër. Sfida e dytë është të lutemi. Asnjëherë nuk duhet t’i humbim shpresat. Emro do të bëhet mirë. Ne besojmë tek mrekullia. Falënderojmë shumë nga thellësia e zemrës gjithë shqiptarët që kontribuuan”, u shpreh Naçi teksa familja e Emros falënderoi gjithë shqiptarët që kontribuan për djalin e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here