Ia huq Sali Berisha, e akuzon Edi Ramën për asfaltin “copë-copë” në Malishevë

0
20

Sali Berisha ka vazhduar edhe sot akuzat në drejtim të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Por këtë herë Berisha duket se gaboi në momentin kur iu drejtua Ramës, për problemet që u shfaqën në asfalt, pas vërshimeve.

Berisha akuzoi Ramën që iu publikua një fotografi e rrugëve të shtruara në qeverisjen e tij nga mediat e huaja, por në fakt fotografia në fjalë është e rrugëve në Kosovë, saktësisht në Malishevë, transmeton lajmi.net.

Sali Berisha e quan Ramën, Edvin Hajduti, teksa ia huq keq për publikimin e fotografisë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Mediat austriake publikojne foto dhe tallen me rruget e Edvin Hajdutit!

Ato asfaltohen jashte çdo standarti duke duke hedhur asfalt shkel e shko mbi, kurse fondet e shtresave nen asfalt vidhen dhe ndahen me pushtetare! Kjo eshte nje foto e publikuar ne mediat austriake. Sb.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here