Ilir Deda: Qeveria Haradinaj s’po i bën mirë vendit

0
13

Deputeti Ilir Deda ka folur sot për gjendjen aktuale politike në vend ndërsa theksoi se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të dalur nga kriza që pushteti i ka shkaktuar vendit dhe popullit të Kosovës.

Deda në Klan Kosova pohoi se partitë opozitare duhet të dalin me një listë të përbashkët por që për të cilën duhet të jenë të sigurt se do të jetë fituese.

”Me krijimin e një liste opozitare, duhet të ketë aleanca politike. Ne jemi në një gjendje të rëndë, populli gjendet në baltë dhe për të dalë nga kjo duhet vetëm zgjedhje të reja. Partitë opozitare duhet të dalin me një listë të përbashkët. Varet nga njerëzit kush me qenë në listë, por opozita duhet të jenë të sigurt që kjo listë opozitare duhet të jetë fituese”.

”Parimet që unë i përfaqësoj nuk do t’i ndërrojë kurrë. Nuk jam larg Alternativës dhe kemi qartësuar rrugëtimet dhe kur ka diçka do ta bëjmë para opinionit publik. Vendimet e kësaj qeverie nuk janë të mira. Duke nisur nga 58 milionëshi për Bektel Enka, e mos të flasim për agjencinë e privatizimit ku veprimet janë kriminale. Ne shumica e shoqërisë merremi me vendime formale të ekzekutivit por në atë drejtim nuk merremi shumë”.

”Por, kjo qeveri nuk i ka bërë mirë vendit tonë. E respektoj personalisht kryeministrin Ramush Haradinaj por është zhgënjyese qasja e tij në qeveri. Vendimet e asaj që lista neve nuk na ka pëlqyer, ka ekzistuar një rregull i parapëlqyer. Duhet të mbyllet ky kapitull 20 vjeçar i Kosovës”.

Deda po ashtu ka komentuar edhe procesin e dialogut dhe mënyrën se si Bashkimi Europian nuk ka prodhuar asnjë rezultat për të zgjidhur konfliktin mes Kosovës e Serbisë.

”Është paaftësia e BE-së që të ofrojë diçka për rajonin, Ballkanin Perëndimor. Si është e mundur që shtetet e BE-së asgjë nuk kanë mësuar nga viti 1991. Është një klimë e papërgjegjësisë politike në Europë për rajonin. E kanë bërë të qartë edhe SHBA që nuk e përkrahin ndërrimin e kufirit të Kosovës. Nuk mund ta bëjë këtë marrëveshje BE pa ndihmën e SHBA-ve”.

”Drama e radhës është duke ndodhur tani në Veri kinse ka krizë humanitare. Vitin e kaluar e patëm verën e nxehtë të Thaçit për ndërrimin e kufijve. Tash e kemi në Veri, dhe është inskenim të Serbisë, por nëse ne jemi mësuar me të tilla inskenime bota nuk është e mësuar me të”.

”Nuk ka shpresë që BE mund ta bëjë një plan për cështjen e Kosovës tash për tash. Dështimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi, përpos që është dështim i yni është dështim i BE-së sepse nuk arriti të prodhojë rezultate. Po e promovojnë vendimin për viza, a për Kosovën s’ka asgjë. Duhet gjatë gjithë kohës që të merret vendimi për liberalizimin sa më shpejt. Këtë vit nuk besoj se do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here