Inspektorati i Punës mban të bllokuar përzgjedhjen e Drejtorit të Infermierisë

0
37

Inspektorati i Punës po e mban të bllokuar jashtëligjshëm zgjedhjen e drejtorit të Infermierisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në QKUK kanë thënë se po presin përgjigjen e Inspektoratit për t’i përfunduar procedurat e emërimit të Drejtorit. Në Inspektorat kanë premtuar se të hënën do të japin përgjigje të detajuar lidhur me këtë rast.

Inspektorati i Punës po e mban të bllokuar jashtëligjshëm zgjedhjen e drejtorit të Infermierisë.

Edhe pse procesi është kryer më 10 prill të këtij viti dikush prej të pakënaqurve ka bërë ankesë në Inspektoratin e Punës, i cili ende s’ka kthyer përgjigje palëve të përfshira në proces.

Në Qendrën Klinike Universitare kanë konfirmuar se janë në pritje të përgjigjes nga Inspektorati i Punës.

“Zyra për informim ju konfirmon se lënda është në Inspektoratin e Punës, meqë ka pasur ankesa. SHSKUK është në pritje të përgjigjes nga Inspektorati dhe do të veproj konform përgjigjes  që vjen nga inspektorati”, thuhet në përgjigjen e QKUK’së.

Ndërkohë, Kryeinspektori i Punës, Valon Leci, ka thënë për Express se të hënën do të shqyrtojë nëse ka pasur vonesa dhe pse s’është kthyer përgjigja lidhur me ankesën për zgjedhjen e drejtorit të Infermierisë. Ka premtuar se gjithçka do të jetë transperente.

 “Ideja është kur lënda është më delikate e lejon inspektoratin me zgjat. Të hënën mund të sqaroj në detaje nëse janë tejkaluar afate dhe nëse ka pasur bazë ligjore për një tejkalim të tillë”, ka thënë Kryeinspektori Valon Leci.

Burime të Express kanë treguar se gjithë kjo vonesë ka ndodhur për shkak të ndikimeve për të favorizuar persona të afërt me grupe dhe ish-struktura politike.

Sidoqoftë, Komisioni Përzgjedhës kishte publikuar rezultatet ku bëhet e ditur se Shpresa Surdulli është kandidatja e përzgjedhur për këtë pozitë, shkruan Gazeta Shneta.

Surdulli kishte dale e para me 377 pikë, ndonëse në testin me shkrim ishte në pozitën e dytë me 77 pikë, kishte shkruar Gazeta Shneta. Kandidati i parë në testin me shkrim me 79 pikë, Sami Tahiraj, ka mbetur në vendin e dytë pas intervistës me gojë me 363 pikë. Në vendin e tretë është renditur Ardian Gashi me 346.5 pikë, Bekim Sejdiu në vendin e katërt me 345 pikë dhe Abdullah Gruda në vendin e pestë me 344.5 pikë. Vjollca Jusufi është vlerësuar në vendin e gjashtë me 344 pikë, Luljeta Musliu në vendin e shtatë me 339 pikë aq sa ka edhe Qemajl Krasniqi në vendin e tetë, ndërsa Ferat Kabashi është i fundit me 325 pikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here