Jahja Drançolli sjell një grafikë të vitit 1466 që jep detaje për vdekjen e Skënderbeut

0
146

Historiani Jahja Drançolli ka deklaruar se ri zbulimi i dy mbishkrimeve në grafikën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut të vitit 1466, çojnë në dyshime se vepra e Marlin Barletit, “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut” është shkruar në vitin 1493, rreth 15 vite para se e njëjta të botohej në Romë, raporton Gazeta Express.

Drançolli ka shkruar në Facebook se në këtë grafikë janë dy mbishkrime që janë të njohura prej shekujve XVIII-XIX në historiografinë angleze, hungareze e kroate.

“Në mbishkrimin e sipërm lexojmë këtë përmbajtje: “Obiit anno Domini 1466. XIV. Kalend (as) Februar (ias) Aetatis A (nn) o 63. Impero vero XXIV.” , që në përkthim të lirë do të thotë: “Vdiq në vitin e Zotit 1466, datën e 17 janarit në moshën 63-vjeçare, në vitin 24 të sundimit.”. Ndërkaq, në mbishkrimin e poshtëm të grafikës fiksohet viti 1493 (14-93), si datë që shënon shkruarjen e veprës kushtuar Skënderbeut nga Barleti. Data në fjalë paraqitet në të dy anët e mbishkrimit: “Signor Scander Bego” (“Kryezoti Skënderbe”)”, deklaron ai.

Historiani shpjegon se sipas këtij mbishkrimi, data e vdekjes së Skenderbeut 1466, vlerësohet si shmangje nga data 17 janar e vitit 1468.

“Mbështetur në mbishkrimin e sipërm, data e vdekjes së Kryeheroit (1466) vlerësohet si një shmangie nga data 17 janar 1468, datë kjo të cilën e ndeshim përgjithësisht në historiografinë shqiptare. Mirëpo, në historiografinë jo vetëm të vjetër botërore, përveç vitit 1468 do të ndeshim edhe vitet 1466 dhe 1467. Vitet e përmendura dalin si rrjedhojë e varieteteve kronologjike të shekullit XV. Në rastin konkret është fjala për llogaritjen e viteve sipas stilit venedikas (Mos Venetus), e cila ndryshonte nga ndonjë llogaritje të stilit tjetër nga koha që ndërlidhet me jetën dhe veprën e Skënderbeut. Së këtejmi, llogaritja e fillimit të vitit sipas stilit venedikas nuk është 1 janari por 1 marsi, që në raport me vitin tonë qytetar mbetet pas për dy muaj. Stili venedikas i llogaritjes ka qenë i pranishëm në pjesët bregdetare të Arbërisë ç’prej shekullit XIII”, ka deklaruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here