Jo një por një super album po vjen nga David Dreshaj, mësoni risitë

0
24
Processed with VSCO with a4 preset

Ai është një artist që brenda një kohë mjaft të shkurtër u pëlqye mjaft e secilën këngë që e solli ju përkushtua shumë e në secilin projekt mori miliona klikime, e të gjitha ishin hite të çdo stine që ato publikoheshin. E nëse do t’i kujtojmë vetëm disa nga ato si psh. “Ta fala”, “Ana”, “Asaj”, ” Do dashni” e të tjera ju menjëherë do ta kuptoni se fjala është për këngëtarin David Dreshaj. Ne mësojmë se ai gjatë këtyre ditëve ndodhet në studion e producentit Darko Dimitrov e ku do të sjellë si dhuratë për ndjekësit e tij e ata që e duan muzikën e tij një mini album special ku aty do të ketë 6 këngë në gjuhën angleze ( Cover) si Chrismtas Ep ( Këngë të njohura) por në zërin e ëmbël dhe stilin e tij si dhe një këngë do të jetë në gjuhën shqipe e re.

Produksioni, mix master dhe rregjistrimi dhe aranzhmani po punohen nga producenti Dimitrov e ku Davidi vjen tashmë me këtë album të parë si artist i kompletuar, këngëtar e muzikant. Gjithashtu mësojmë se ku projekt mjaft i mirëmenduar i artistit do të publikohet nga fillimi i muajit Dhjetor që i përshtatet si muaj festash edhe albumit apo ta themi me plot gojën një Big Project që do ta vulosë edhe më shumë në karrierën e tij muzikore ku deri tani ka publikuar 9 këngë e me 7 të albumit realizohen 16 e këto brenda një kohë të shkurtër prej 2 vite e gjysëm. E ne jemi në pritje të këtij projekti gjigand të David Dreshaj.

https://www.instagram.com/p/CjmA695IKLa/

https://www.instagram.com/p/CjmA695IKLa/?fbclid=IwAR3CxKXl7YDL9SE_kZsUz10C0kRwN8m-8ey2R7y_Fg-PuBGK_cQELUippOw

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here