Jo vetëm influencër por edhe bamirës si Kristian Boci

0
44

Megjithëse ai është diplomuar për drejtësi duket sikur gjithë jetën që i vogël është marrë me modë. Ky është personazhi i njohur shqiptar dhe një prej influencërve më me ndikim në Shqipëri Kristian Boci, ku numëron edhe në Instagramin e tij mbi 100 mijë ndjekës. Vendlindja e tij është Mirdita, ndërsa në vitin 2015 ka diplomuar për drejtësi e pas dy viteve përfundoi studimet Master në të njëjtën fushë. E nëse i hedh sy rrjeteve të tij sociale shumë të ndjekura,sidomos ne instagram kristian.boci, shikon ngjyra e jetë por edhe kurim në çdo detaj në dukje, ndërsa e sheh në praninë e yjeve deri te Dua Lipa, kur kjo e fundit ishte me familjen e saj në Shqipëri.

Por Kristiani ka edhe një super familje të bukur, ku bashkëshortja e tij është super modelja e njohur Drilona Boci me të cilën kanë edhe dy fëmijë yje. Influencër dhe njeri i modës i rrethuar nga yje por më e rëndësishmja është se Kristiani ka në zemër të madhe e kjo duhet ndjekur nga të gjithë, ai gjithmonë promovon bamirësi dhe mirësi e këtë e dëshmojnë më së shumti personat që e njohin atë. E ne do të donim të kishim shumë meshkuj e burra të tillë shembuj si Kristian Boci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here