Ju bezdisin mizat? Mbillni këto lule në ballkonin tuaj

0
218

Pranvera dhe vera është koha ku njerëzit kalojnë më shumë përjashta duke u argëtuar, por gjithashtu janë dhe ato insektet e vogla që ju prishin ditën, si mizat dhe mushkonjat.

Janë mjaft acarues dhe vështirë të shpëtosh prej tyre. Pavarësisht se në treg ka mjaft produkte sprajt që edhe ndoshta mund tju dëmtojnë shëndetin, dhe ndonjëherë dhe nuk funksionojnë.

Por fatmirësisht ekzistojnë disa bimë të cilat i mbajnë larg këto insekte bezdisëse.

Dafina

Bimët e dafinës janë mjaft të mira, përveçse mbajnë larg mizat, gjithashtu dhe karkalecat, madje ndonjëherë efikase dhe kundër minjve. Rrisni në kopshtin tuaj disa vazo me dafinë, ose në shtëpi një tufë me dafinë të thatë për të mbajtur larg mizat.

Broziloku i ëmbël

Borziloku është një nga bimët më popullore në botë. Ka një aromë të butë dhe të pasur dhe rritet mjaft lehtësisht. Gjithashtu mban larg mizat dhe mushkonjat nga shtëpia juaj, kështu që mbani një vazo.

Livando

Përveç aromës së saj, livandoja i mban insektet larg shtëpisë suaj. Mjafton të vendosni një vazo poshtë dritares suaj për të larguar çdo llok insekti fluturues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here