Ju prezantojmë yllin e ri në skenën shqiptare Barbara

0
26

Eshtë e talentuar mjaft e re madje zëri dhe interpretimi i saj ka ngacmuar të shkruajnë edhe mediat e huaja. Po flasim për yllin e ri të skenës shqiptare Barbara, e cila ka lindur dhe jeton në Austri por me origjinë është nga Theranda. Ajo sapo ka ardhur me projektin “Favorite ” ku për muzikën janë kujdesur Zzap dhe Chriss, dhe teksti i këngës nga Monda dhe ka një klip mjaft të përshtatur nga Macro Film, dhe këngëtarja e re duket mjaft me stil. Mësojmë se ajo kur ka qenë fare e vogël ka pasur talentin e këngës dhe ka qenë mësuesja e saj ku në mbarimin e klasës së tetë e ka zbuluar dhe e ka ftuar të këndoj para shkollës. Po kjo mësuese ka takuar prindërit e Barbarës për tju treguar atyre se vajza ka talent dhe duhet të merret patjetër me muzikë. Ajo e ndjek muzikën e huaj dhe atë shqiptare, e ndërsa ëndrra e saj është të bëhet nje ditë si Dua Lipa. Kur ne e kemi pyetur se me kë do të kishte një duet ajo na ka treguar me Kidën, ndërsa përveç familjes edhe shoqëria e përkrahin mjaft yllin e ri të muzikës Barbara.Ne ju ftojmë ta dëgjoni e ta klikoni këngën e saj që padiskutim siç dhe quhet kënga do të jetë një hit favorit për ju.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here