Kabineti i Pendarovskit: Presidenti nuk shkon në Romë, delegacioni do të udhëhiqet nga Kovaçevski

0
35

Nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski njoftojnë për TV21 se presidenti nuk do të udhëtojë në Romë, me rastin e nderimit të iluministëve pansllavë shenjtorët Shën. Kirili dhe Metodi.

Nga aty shtuan se delegacioni do të udhëhiqet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Presidenti nuk do të udhëtojë në Romë. Sipas rotacioneve të udhëheqjes shtetërore, që është një praktikë e kahershme, këtë vit delegacioni shtetëror në Vatikan me rastin e nderimit të iluministëve pansllavë shenjtorët Shën. Kirili dhe Metodi, do të udhëhiqet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski”, tha për TV21 Kabineti i Presidentit .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here