Kanabis i gjatë mbi dy metra gjendet i mbjellur në Koshare

0
24

Policia e Kosovës ka hasur në kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Koshare të Gjakovës.

Policia njofton se gjatë patrullimit, ka vërejtur të mbjella bimë të dyshuara narkotike.

“Gjatë kontrollit janë gjetur 198 fije narkotikë me dimensione nga 0.90 cm deri në 230 cm, që i përkasin llojit kanabis”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Tutje policia ka njoftuar se bimët janë larguar dhe janë asgjësuar të gjitha fijet e dyshuara.

Ndërkohë, nuk raportohet për të arrestuar.

Këso lloj bimësh të madhësisë së njëjtë janë gjetur në një vend të Gjakovës edhe para disa ditëve.  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here