Kaos në Parlamentin e Malit të Zi, “fluturuan” shishet dhe mikrofonat, pati fyerje e sharje – derisa intervenoi policia

0
71

Parlamenti malazez miratoi Ligjin për Liritë së Fetare këtë mëngjes pas një incidenti të rëndë, kur deputetët e opozitës tentuan të godasin ata që votuan.

Sipas mediave të huaja ligjvënësit e Frontit Demokratik e bënë këtë në një përpjekje për të parandaluar miratimin e projektligjit.

Ata u përleshën me anëtarët e koalicionit qeverisës, i goditën me shishe, hodhën mikrofonat e tyre dhe u përpoqën të hidhnin gaz lotsjellës në sallën plenare.

Gjithashtu, ata vazhduan me sharje dhe fyerje, dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të sigurisë, incidentet e mëdha u parandaluan, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, të gjithë deputetët e DF u larguan ndërsa deputetët e tjerë u kthyen në sallë dhe rreth orës 02:30 dhe kaluan ligjin.

Përpara miratimit të ligjit, rrugët u bllokuan në të gjithë Malin e Zi në përgjigje të një thirrje nga DF, drejtuesit e së cilës, gjatë një debati parlamentar, u kërkuan mbështetësve të bllokojnë rrugët dhe jo vetëm, në rast se ligji miratohet.

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar këtë projektligj, i cili është kundërshtuar nga opozita pro-serbe, duke ngritur shqetësimin se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë që ka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here