Kaos në parlamentin malazez, përfaqësuesit politik serb thirrje për bllokadë

0
111

Parlamenti malazez është duke shqyrtuar Propozim ligjin për Lirin fetare. Por përfaqësuesit politik serb në opozitë kundërshtojnë këtë ligj duke konsideruar se të drejtën mbi objektet fetare ortodokse e kanë Kisha ortodokse serbe, raportin Shqip.press.

Pas shumë kërcënimeve, autoritetet malazeze kanë vënë në veprim organet e sigurisë në Podgoricë. Përfaqësuesit politik serb u kanë bërë thirrje qytetarëve për bllokimin e parlamentit.

Andrija Mandiq nga Fronti demokratik, subjekt politik opozitar serb tha se nuk ka bërë thirrje për gjakderdhje. “Ju keni thënë se nuk frikësoheni dhe këtu janë 1.000 policë rreth jush.

Ndërsa ne 17 kemi ardhur këtu vet. Unë kam thënë se nëse 100 mijë njerëz që I janë betuar nënës kishë e bëjnë të njëjtën gjë sikur ne, dalin në rrugë, atëherë ju do të detyroheni ti tërhiqni ligjin ose të bëni atë që kemi propozuar dhe të uleni në sallë dhe për çdo gjë që merreni vesh me krerët e kishës ne do ta nënshkruajmë”, tha Mandiq.

Ai tha se ata askush nuk I drejton por vetë marrin vendime. “Ne presim dhe u bëjmë thirrje atyre 99 mijë e 938 krahas nesh 17 në atë moment kur qeveria vendos të votojë këtë ligj të dalin në rrugët e Mali I Zi dhe të bllokojnë cdo rrugë. Ju jeni të thirrur.

Ne do të përmbushim obligimin tonë por duhet edhe ju. Këtu janë 1.000 policë dhe ne do të gjendemi me ta, ndërsa ju të tjerët 99 mijë do të gjendeni me 1000 policët tjerë”, ka kërcënuar Mandiq.

Kryeministri malazez Dushko Markoviq i ka bërë thirrje zyrtarëve të MPB të mos përdorin forcën ndaj qytetarëve që protestojnë kundër miratimit të Ligjit.

“Siguroni paqe dhe siguri çdo familje. Durimi duhet të jetë e mira juaj sot, dhe jo thirrje për autorizim”, tha Markoviq në parlament. Policët në rrugë, sipas fjalëve të tij nuk janë kundër kishës, as klerikëve, as besimtarëve, por në shërbim të mbrojtjes së institucioneve.

“Sot në Mali i Zi nuk duhet bërë thirrje në gjakderdhje, as prag të familjeve. E kam kuptuar që edhe patriarku i Kishës ortodokse serbe tha se në Kuvend duhet mbrojtur zgjidhjen e këtij ligji…Le të më thotë zotëri Mandiqi e ka marrë bekimin tu bëjë thirrje besimtarëve që të sulmojnë njerëzit e lirë, ata që sot qëndrojnë në shtëpi, që kryejnë punët e veta, që nuk e dinë se çfarë po ndodhë në parlament edhe pse janë nga familjet tona. Gjeni shembullin nëse akëcili ka shkuar në cilin do objekt fetar të KPS dhe ka sulmuar në atë pronë nga kjo qeveri”, tha Markoviq duke nënvizuar se sot në Kuvend ka përpjekje të bëjnë teatër politik dhe thirrje në gjakderdhje në Mali i ZI. /shqip.press /

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DhpnQF2-FTJg%26feature%3Demb_title%26fbclid%3DIwAR0GUL2Jqn1tx6jd6KTRA_jeWHvgPhXl-Jw4gzyzCOpE-guU6cvYHtFAQD4&h=AT2meeJwSguV772D7PXnznIVF8B_FIcNl7fYruBy0ONZTubK5VTl1sPITAgK-5ZnT-_x445FloEayfG6aaD1BqZ1dCs5b9r6oPDzBFI-tZHUaG_dK9vry-2wGLlPzZTK619MDw

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here