Këngëtari David Dreshaj shkëlqen me albumin festiv edhe në Bosnjë e Hercegovinë

0
11

Ai e mbylli vitin me një sukses unik, ndërsa me 27 dhjetor në vitin 2022 ai realizoi një super koncert në Medugorje të Bosnje e Hercegovinë. Ky është artisti David Dreshaj, i cili është pritur mjaft mirë në këtë shtet të huaj e ku koncerti i tij është xhiruar nga Jozo Ivanković dhe David Čolo dhe mësojmë se do të trasmetohet për pak ditë në Radio dhe Televizionon më të madh e më me ndikim në qytetin Medugorjes dhe kudo në Bosnje e Hercegovinë. Davidi ka performuar 5 këngët festive ku koncepti i këngëve të Krishtlindjeve dhe fetare katolike përshtaten edhe me vendin e shenjtë të Medugorjes në këtë vend. Po artisti i hiteve shqiptare ka qenë mjaft i kërkuar për të promovuar albumin e tij të parë “The Christmas Ep” në shumë radio dhe tv atje, ndërsa koncerti unik u mbajt në ambientet e Naśa Majka Galeria, muzeu i parë në vendin e shenjtë të Medugorjes që ishte hapur pak ditë më parë.

Ne mësojmë se Davidi shumë shpejt do të jetë i ftuar edhe në qytetin e Mostar në BeH , ndërsa shumë shpejt në adresat e tij në rrjetet sociale e në kanalin e tij zyrtar në youtube do të mund të shihni edhe aty koncertin elitar të xhiruar dhe të prezantuar gjatë 27 dhjetorit 2022 duke i parë dhe t’i bëni share këto këngë duke ardhur në një dimension tjetër me video eskluzive nga ky koncert por për çdo gjë duhet të ndiqni dhe shikoni dhe informohuni në rrjetet e tij sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here