Kërcënohet me jetë deputeti serb që pranon pavarësinë e Kosovës

0
119

Deputeti në Kuvendin e Serbisë, Nenad Canak, ‘kontrovers’ sipas nacionalistëve të egër serb për shkak të qëndrimeve të tij liberale, u kërcënua publikisht me porosi “Thikë për Canakun”.

Grafiti kërcënues u ‘shfaq’ në një ndërtesë në Novi Sad, i shkruar me ngjyrë të zezë me sprej, në alfabet cirilik në lagjen Liman 1.

Liga e Socialdemokratëve të Vojvodinës kërkoi reagim të menjëhershëm të policisë dhe prokurorisë me rastin e këtij kërcënimi.

“Këto nuk janë kërcënime të drejtuara presidentit LSV dhe anëtarëve të tjerë të spikatur të saj. Porosi me përmbajtje të ngjashme janë publikuar edhe në rrjetet sociale pas tribunës së frontit të Vojvodinës në Zrenjanin” shkruhet në njoftim e partisë.

Liga i porositi që këta fashistë nuk do t’i frikësoj dhe se politika e “atdheut dhe gjakut” kurrë nuk do të hyj në Vojvodinë dhe theksoi se pret nga institucionet kompetente që në afat sa më të shpejt të njoftojnë për arrestimin dhe procedimin e autorit të kërcënimit.

Nenad Canak është deputet i zëshëm liberal në kuvendin serb, prej të rrallëve që e pranon se Kosova është shtet i pavarur. Qëndrimi i tij liberal dhe nisma e tij, së bashku me partitë dhe organizata e lëvizje qytetare në Vojvodinë që kërkojnë autonomi për atë krahinë kanë rezultuar me një memorandum që shpalos këto qëndrime dhe shpreh qartë edhe mendimin rreth e kundërt me atë të pushtetit serb rreth Kosovës mes tjerash.

Aty detajohen edhe qëndrimet pro perëndimore të kësaj aleance të re dhe largimit nga ndikimi rus në Serbi. Canak vet ishte i ashpër ndaj krizës së fryrë nga qarqe nacionaliste serbe dhe Kisha Ortodokse e Serbisë për ligjin e miratuar nga Kuvendi i Malit të Zi për ligjin e lirive fetare. Canak i quajti vegël e Rusisë Kishën Serbe që ka synim të shndërroj Malin e Zi në ‘aeroplan mbajtëse’ për Rusinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here