Kërpudhat e forcojnë sistemin imunitar

0
19

Një studim i bërë së fundmi sugjeron, që kërpudhat e përmirësojnë sistemin imunitar, shkruan Dailymail.

Shkencëtarët kanë zbuluar, që disa lloje të kërpudhave mund ta përmirësojnë përgjigjen e qelizave të bardha të gjakut ndaj agjentëve të huaj. Ata për këtë studim kanë përdorur llojet e kërpudhave, të cilat kanë një përmbajtje të lartë të beta-glukanoideve. Beta-glukonoidet janë një lloj i karbohidrateve, të gjetura në muret e qelizave të kërpudhave.

Kur këto karbohidrate hyjnë në organizmin e njeriut, sistemi imunitar zhvillon një përgjigje më të shpejtë mbrojtëse. Beta-glukanoidet kanë një ndikim  edhe në zvogëlimin e nivelit të kolesterinës në gjak si dhe reduktojnë rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Në studimin e bërë, shkencëtarët kanë bashkuar tre lloje të kërpudhave, dhe i kanë injektuar në qeliza të njeriut. Si rezultat këto kërpudha kanë stimuluar aktivizimin e makrofagëve, të cilat janë qeliza të bardha, që detektojnë dhe shkatërrojnë baktere dhe mikroorganizma të dëmshëm.

Produktet e përdorura në këtë studim janë rritur  dhe kultivuar në Kinë si dhe shiten në markete, mirëpo fatkeqësisht deri tani nuk qarkullojnë nëpër tregje të tjera botërore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here