Këshilltari i Osmanit: Kemi pranuar sms se Eulexi do ta bastisë Presidencën derisa po ktheheshim nga vizita te varri i Rugovës

0
124

Faton Peci, këshilltari i ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanit ka thënë se kishte pranuar një mesazh nga sekretari Driton Gashi se Eulexi do ta bastiste Zyrën e Presidentit.

Peci tha se këtë mesazh e kishte pranuar derisa po ktheheshin nga Velania bashkë me Osmanin ku kishin shkuar për nderime te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Me datën 6 kemi pasë një agjendë të ngarkuar, fillimisht ka qenë nderime te varri i presidentit Rugova dhe rrugës derisa po ktheheshmi kam pranuar një sms prej sekretarit Driton Gash i cili më njofton se Eulexi do t’i bastisë zyret e Presidences, e kam të shkruar në sms. Ne jemi spostu në zyrën e kryetares së Kuvendit i kemi anulu disa takime në ndërkohë derisa ne po diskutonim, presidentja më bëri me dije se unë jam personi përgjegjës në Presidencë dhe unë shkoj për të pa cilat janë zhvillimet në Presidencë dhe a po realizohet aksioni i Eulexit. Momentin kur jam futur në Kabinet zotri Gashi ka qenë me telefon në dorë afër sefit duke tentu që ta hapë kasafortën”, tha Peci në Rubikon.

“Rastin e kemi denoncu në Polici. Me fjalë të tjera e kam zënë në flagrancë duke e sulmu institucionin e parë të Republikës së Kosovë, Presidencën. Është zënje në flagrancë sepse ata e kanë sulmu institucionin. Unë i kam pyet me autorizim të kujt po e ndërrmerni një veprim të tillë, ai ka deklaru se nuk lejon që këto dokumente më ra në dorë të Eulexit. Kam kontaktu u.d të Presidentit, ajo tha se nuk ka informata pastaj më ka konfirmu që në kontakt me Eulexin nuk do të ketë bastisje”, shtoi Peci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here