Kisha Ortodokse Serbe rinis protestat në Mal të Zi

0
29

Kisha Ortodokse Serbe i rinisi protestat në Mal të Zi përkundër masave të vendosura në parandalimin e pandemisë COVID-19. Shkak i këtyre protestave u bë arrestimi i një peshkopi dhe të disa priftërinjve, të cilët pas 72 orëve, të premten në mbrëmje u lënë të lirë.

Këtë veprim të Kishës Ortodokse Serbe, autoritetet malazeze e shohin si një sulm të ashpër ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, me pasoja të paparashikueshme për shëndetin e qytetarëve në kohën e pandemisë COVID-19.

Kisha Ortodokse Serbe i rinisi protestat në Mal të Zi përkundër masave të vendosura në parandalimin e pandemisë COVID-19.

Shkak i këtyre protestave u bë arrestimi i peshkopit dhe disa priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe gjatë mbajtjes së një meshe në qytetin e Nikshiqit.
Gjykata themelore fillimisht dha urdhër për mbajtjen në arrest të peshkopit dhe priftërinjve në kohëzgjatje prej 72 orëve, për tu lënë të premten mbrëma të lirë.

Kjo nxiti protesta të reja në disa qytete të Malit të Zi duke shkaktuar situatë të tensionuar dhe përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve.
Kjo situatë e shtyri kryeministrin e Dushko Markoviç ti drejtohet qytetarëve të Malit të Zi duke kërkuar qetësi dhe mirëkuptim në kohën e pandemisë.

“Shteti ynë, Mali i Zi është ekspozuar ndaj një sulmi të ashpër që mund të ketë pasoja të paparashikueshme për shëndetin e qytetarëve. Në shumë qytete të vendit gjatë këtyre ditëve u cenuan masat e vendosura për parandalimin e pandemisë së koronavirusit”, tha zoti Markoviç.

Markoviç, vuri në dukje se veprimet e Kishës Ortodokse Serbe janë të drejtuara kundër shtetit dhe institucioneve të tij.

Kisha Ortodokse Serbe, ndërkaq theksoi se shteti i Malit të Zi po i keqpërdorë institucionet kundër popullit të vet. Kryepeshkopi, Amfilohije Radoviç tha se “liturgjitë nuk janë politike, por janë liturgji të popullit që është zgjuar dhe po shkon drejt rrugës së Zotit”.

Protestat pasuan një periudhë tensionesh të larta ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe qeverisë së Malit të Zi, për shkak të Ligjit për lirinë fetare që u miratua në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Ligji u kërkon bashkësive fetare që të ofrojnë dëshmi të qarta mbi pronësinë, dhe kjo kërkesë sipas Kishës Ortodokse Serbe, është hartuar për ti marrë pronat e saj.

Udhëheqja e kësaj kishe thotë se ligji i ri i mundëson Malit të Zi të konfiskojë pronat e saj duke përfshirë manastiret, kishat dhe pasuri të tjera.

Mali i Zi u pavarësua në vitin 2006 dhe në vitin 2017 u bë vend anëtar i NATO-s. Vendi me rreth 620 mijë banorë është favorit për anëtarësim në BE.

Mali i Zi deri më sot ka raportuar 324 raste të të prekurve me koronavirus, nga pasojat e të cilit kanë humbur jetën 9 persona dhe është vendi me situatën më të mirë sa i përket pandemisë në rajon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here