Kitaroviq, më e preferuara për presidencialet e ardhshme në Kroaci

0
18

Në sfidën e zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, të planifikuara për në muajin dhjetor, sondazhet treguan një epërsi të presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç ndaj ish-kryeministrit social-demokrat, Zoran Milanoviç.

Sipas një studimi të bërë nga agjencia ”Promocija plus”, Kitaroviç, eksponente e qendrës së djathtë të kryeministrit Andrej Plenkoviç, qëndron në 30% të preferencave, ndërsa Milanoviç me 25,5%.

Në vendin e tretë me 19,2% është kandidati i së djathtës nacionalist Mirlav Skoro, i cili nga njoftimi i kandidaturës së tij në muajin qershor vazhdon të regjistrojë një rritje e qëndrueshme në preferencat e sondazhit.

Skoro është një nga këngëtarët më të famshëm në Kroaci, veçanërisht të njohur për këngë me përmbajtje patriotike, sidomos ato të kompozuara në vitet ’90 gjatë konfliktit të armatosur serbo-kroat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here