Kjo është gjendja e paciente me COVID të shtrirë në spitale e QKUK

0
50

Bazuar në raportet e datës 29 nëntor nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të  Kosovës në trajtim janë 12 pacientë  të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 23 të tjerë post-covid, pra pasi kanë kaluar Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 4  pacientë

Spitali i Ferizajt, 1  pacient

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here