Kleriku i Malit të Zi: Kisha Ortodokse Serbe nuk do ta njohë kurrë Kosovën

0
67

Kisha Ortodokse Serbe nuk do të njohë kurrë zyrtarisht Kosovën si shtet, tha Mitropoliti i Malit të Zi Amfilohije në një intervistë për median ruse, TASS.

“Kisha asnjëherë nuk e ka pranuar dhe nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës ose opsionet e ndarjes. Ky është pozicioni i kishës. Është e papranueshme që kisha të braktisë Deçanin, Graçanicën dhe Pecin [vendet e shenjta ortodokse në Kosovë”.

“Sipas presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk ka asgjë në Kosovë, thjesht ndërtesa ku askush nuk jeton. Ai beson se nuk ka asgjë në Kosovë dhe Metohi, dhe nëse nuk ka asgjë atje, atëherë ku? E gjithë ekzistenca jonë historike dhe moderniteti është atje”.

Sipas klerikut, situata në Kosovë është e tmerrshme jo vetëm për serbët por edhe për kosovarët.

“Ata që e morën pushtetin në Kosovë janë një turp për të gjithë kombin e respektuar shqiptar. Ata shkatërruan popullin e tyre. Në ditët e sotme shqiptarët po ikin me masivisht nga Kosova dhe Metohia. Ata po shkatërrojnë e njerëzit e vet, tani shqiptarët janë duke ikur pasivisht nga Kosova dhe Metohia. Ata jetojnë nën kërcënimin moral dhe fizik, jetojnë nga trafikimi i drogës dhe krimet që bëhen atje janë të paimagjinueshme. Nëse BE-ja i jep atyre vizat – unë besoj dhe ashtu do të jetë – të gjithë do të largohen”.

Në vitin e kaluar, Beogradi dhe Prishtina kanë diskutuar në mënyrë aktive për një kompromis në lidhje me korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Shtetet e Bashkuara po e mbështesin këtë ide, duke këmbëngulur për një marrëveshje përfundimtare midis Serbisë dhe republikës së njohur pjesërisht. Nga ana tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel kundërshtoi propozimin për ndryshimin e kufijve në Ballkan, duke nënvizuar se të gjitha vendet e rajonit kanë perspektivë për t’u bashkuar me komunitetin Evropian ashtu siç janë, shkruan TASS.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here