Kleriku serb thotë se do të ketë luftë qytetare në Mal të Zi

0
22

Kreu i të ashtuquajturës “Kishë serbe në Mal të Zi”, Amfilohije Radoviq ka paralajmëruar luftë qytetare në Mal të Zi, duke thënë se janë qeveritarët malazezë që po provokojnë një gjë të tillë.

Këto komente Radoviq i bëri gjatë një proteste të serbëve përballë gjykatës në Nikshiq të Malit të Zi, ku po gjykohet kleriku serb Joanikij, për shkak të padëgjueshmërisë ndaj masave për mbrojtje ndaj virusit COVID-19.

Duke kundërshtuar gjykimin që po I bëhet klerikut Jonikij, në fjalimin e tij të elektrizuar, kreu i të ashtuquajturës “Kishë serbe në Mal të Zi”, disa herë theksoi se “Qeveritarët malazezë, me këto sjellje po nxisin luftë qytetare”.

Lidhur me përfshirjen e klerit kishtar në jetën politike në Mal të Zi, eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka thënë për KosovaPress se Amfilohije Radoviq, është kleriku më radikal i 100-vjetëve të fundit në kishën serbe.

“Në vitin 1992, ai i pati shkruar kreut të kishës së atëhershme ruse, se kishin gabuar kur e kanë pranuar autoqefalinë e kishës së Malit të Zi. Me këtë rast, ju ftoj, kishte thënë Amfilohije, që ta përmriësoni këtë gabim”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, kleriku Radoviq po akuzon qeverinë malazeze si pretekst për të paralajmëruar luftë qytetare.

“Amfilohije Radoviq, sikurse në fillim të luftërave të ish-Jugosllavisë, kur po i nxiste kriminelët e luftës me motive fetare, edhe sot është duke bërë thirrje për luftë qytetare. Ai, në fakt gjoja po e akuzon qeverinë malazeze për këtë, porse e vërteta është se po paralajmëron vet luftë qytetare”, ka thënë ai.

KosovaPress iu sjellë në vijim një pjesë të fjalimit të klerikut serb, të mbajtur gjatë protestës së sotme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here