Kompleksi memorial i Azem e Shotë Galicës në mëshirën e fatit

0
35

Për ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, nuk po bëhet asgjë nga institucionet vendore. Së fundmi, varret e dy heronjve të kombit, Azem e Shotë Galicës, janë në gjendje të mjerueshme.

Banorët e fshatit Galicë të Drenicës, kanë akuzuar institucionet për moskujdesje ndaj këtij kompleksi të vogël përkujtimor kur prehen eshtrat e Azem Galicës. Varret janë dëmtuar, ndërkaq banorët hedhin dyshime se dikush e lëvizi edhe pllakën e varrit të Shotës, me një qëllim të keq.

Banorët e Galicës këtë veprim e quajnë vandalizëm, për të cilin thonë se është bërë nga njerëz me qëllime të caktuara.

“Kjo ka lëvizë, kjo ka qenë e drejtë dhe për  disa centimetra ka lëvizë. Dhashtë Zoti tash e këndej që edhe vet organet me u marrë me këtë rast, me ditë kush e ka bërë këtë që e ka shkatërru këtë. Nuk po e di qëllimin”, ka theksuar Hajzer Haliti, banor i fshatit Galicë.
 

Banorët akuzojnë edhe punëkryerësin, për të cilat punime thonë se ishin tejet të dobëta.
Kompleksi memorial i heronjve Azem dhe Shote Galicës, i ndërtuar katër vite më parë, është mbetur në mëshirën e fatit për nga përkujdesja, pasi askush nuk e mirëmban atë. Gjendje e njëjtë është edhe me varret e familjarëve të tjerë të familjes Galica.

“Puna është bërë e dobët, nuk janë të kënaqur as fshatarët as vizitorët me këtë punë që është bërë. Kemi kërkuar prej komune me ardhë me rregullu, por nuk është ardhë kërkosh. Edhe brenda është e dëmtume po nuk mundemi me hy se nuk përkujdeset kërkush për të”, është shprehur Ismet Mehmeti, po ashtu banor i fshatit Galicë.

Kompleksi memorial i heronjve Azem dhe Shote Galicës është nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here