Komuna e Ulqinit nuk lejon liturgji serbo-sllave në kishën ilire

0
43

Udhëheqësit e kishës ortodokse serbe tentuan uzurpimin e vlerave kishtare shqiptare në Pellgun verior të Shkodrës, vitin e kaluar tentuan ta mbajnë liturgjinë serbo – sllave-ortodokse në kishën e Shasit, por të cilën e kundërshtuan banorët e kësaj zone – Ulqinit me rrethinë.

Koalicioni qeverisës në Komunën e Ulqinit është kundër liturgjisë serbo-sllave, që është planifikuar të mbahet të dielën më 7 korrik në rrenojat e kishës antike ilire të Shasit, në Ulqin.

Koalicioni i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, Social Demokratëve, Partisë Boshnjake dhe partive kombëtare shqiptare, vuri në dukje se kjo zonë është shpallur vend arkeologjik, dhe është financuar nga shteti dhe institucionet kulturore komunale.

Autoritetet lokale kanë raportuar se kjo është edhe një përpjekje e provokimit të popullsisë lokale nga popat serbë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here