Korisha vendoset në karantinë, Policia qëndron në gjashtë pika për të bllokuar hyrjet-daljet

0
21

Fshati Korishë nga Komuna e Prizrenit është vendosur në karantinë.

Vendimi është marrë mbrëmë për shkak të një rasti me koronavirus, por që nuk dihet burimi i infektimit.

Policia në Korishë është e vendosur në gjashtë duke në mënyrë që të bllokojë hyrjet dhe daljet me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Fshati do të jenë në karantinë deri në një vendim tjetër, ndërsa në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjinit u tha se hyrjet daljet janë bllokuar për në këtë fshat përveç atyre që kanë lejen e lëvizjes.

Ndryshe, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim dhe bashkëpunim për luftimin e koronavirusit.

“I ftoj të gjithë kontaktet e personit që të vetizolohen për dy javë dhe nëse kanë simptome të telefonojnë në numrin 038 200 80 800”, ka thënë Haskuka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here