Krim i rëndë në Austri, djali vret ish të dashurën dhe familjen e saj

0
15

Policia e Austrisë ka njoftuar se është duke e hetuar një rast të vrasjes së pesëfishtë nga një person 25-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin turistik, Kitzbuehel.

Sipas një zëdhënësi të policisë rajonale të Tirolit, vrasja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa personi dyshuar është arrestuar nga policia.

Sipas medieve lokale, personi i dyshuar është një djalë 25-vjeçar, i cili ka hyrë në shtëpinë e ish të dashurës së vet, duke e vrarë atë, të dashurin e saj të ri, prindërit e saj dhe vëllanë. Ai më vonë shkoi në polici dhe tregoi për krimin që e kishte bërë.

Zëdhënësi i policisë refuzoi të japë ndonjë koment lidhur me raportimet e medieve lokale, shkruan “Reuters”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here