Kritika për emërimet e reja në UP

0
21

Ministrja e Arsimit ka shkarkuar tre anëtarë të Këshillit drejtues të UP-së, e menjëhërë ka emëruar tre të tjerë. Mirëpo dy prej të emëruarve janë pjese e kolegjeve private, ku paraqet konflikt interesi.

Nga ORCA po thonë se emërimet e reja janë bërë për të ndikuar në procesin e zgjedhjes së rektorit.

Mirëpo, këtë gjë po e mohojnë anëtaret e rinj dhe vetë ministrja Barjami.

Menjëherë pasi shkarkoi tre anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, emëroi të rinjtë.

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami në vend të tyre emëroi Muharrem Bajramin, Fisnik Reçicën e Mentor Gecin.

Por ky vendim po kritikohet nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim.

Veç kësaj sipas Buçincës dy prej anëtarëve të rinj, Mentor Geci e Fisnik Reçica janë pjesë e stafit të kolegjeve private, e që sipas tij paraqet konflikt interesi.

Por Mentor Geci, anëtar i ri i Këshillit Drejtues po thotë që angazhimi i tij është në harmoni me legjislacionin në fuqi e njësoj kryerja e detyrave të tij do të bazohet në të.

Ndërsa Fisnik Reçica përmes një përgjigjieje me shkrim i ka thënë televizionit se informata për emërimin e tij mund të mirren në Ministrinë e Arsimit.15:1516:20

E përmes një letre, dërguar ministers së arsimit edhe anëtarët e shkarkuar të këshillit, po kanë vëretje pë ata të rinjtë.

Anëtarët e emëruar po i quajnë makijazh dhe individë të farefisit të ministres së arsimit.

Madje anëtarët e shkarkuar thonë që nëse nuk marrin përgjigjie nga ministrja, do të marrin edhe masa të tjera.

Por në një përgjigjie me shkrim ministrja e arsimit, Hykmete Bajrami ka thënë që emërimet janë bërë në përputhje me legjislacionin dhe asnjëri prej të emëruarve nuk ka ndonjë lidhje politike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here