Kryeministri i Italisë me një paralajmërim: Rrezikojmë që Ballkani Perëndimor të kthejë sytë nga Rusia dhe Turqia

0
50

“Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe i vendeve të ish-Jugosllavisë është një proces që absolutisht duhet të vazhdojë”, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte në Konferencën për 45-vjetorin e Traktatit të Helsinkit, mbajtur sot në Romë në Pallatin Borromeo.

“Pesë vende të ish-Jugosllavisë e Shqipëria aspirojnë të jenë pjesë e familjes europiane. Është një proces shumë kompleks e shumë delikat”, tha kreu i qeverisë italiane duke shtuar se “është i bindur që ky proces duhet absolutisht të vazhdojë”.

”Mendoj gjithashtu – u shpreh ai – që proces i integrimit europian i këtyre vendeve duhet të kryhet e nëse dështojmë dhe këtë objektiv jo vetëm do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa e të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër, por rrezikojmë që këto vende të kërkojnë aleancë me Federatën ruse “lojtar historik i këtij territori”, por dhe me Turqinë apo me aktorë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin Ballkanik si p.sh Kina e vendet e Golfit”.

Për kryeministrin italian me procesin e integrimit të Shqipërisë e të vendeve të ish=Jugosllavisë, është në lojë besueshmëria e politikës së jashtme europiane.

“Nuk duhet të ngrihen pengesa, – tha Giuseppe Conte, – ajo çfarë vihet re është kompleksiteti e ngathtësia në procesin e vendimeve të institucioneve europiane e shumë shpesh është e vështirë të arrihet unanimiteti i 27 vendeve anëtare. E është e qartë që duhet të ndërhyjmë për të thjeshtëzuar e bërë më të shpejtë e efikas proceset vendimore europiane”, theksoi kryeministri italian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here