Kryetari i ASHAS Kostic-Razhnjatoviqit: Nuk të frikësohem

0
22

Kreu I Akademisë së Shkencave të Serbisë Vladimir Kostiq nuk i qëndroi borxhli Veljko Raznatovic të birit të Arkanit nga i cili u fye dhe ofendua. Veljko Raznatovic drejtoi fyerje brutale ndaj presidentit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), Profesor Vladimir Kostic, për shkak të pikëpamjeve të tij mbi Kosovën.  “Askund në intervistë nuk kam thënë shprehimisht se Kosova nuk është pjesë e Serbisë. Sa i përket fyerjeve të Veljko Raznatoviç, duhet të përmend që ai është një person i famshëm në Serbi, por në asnjë mënyrë nuk është i vetmi që vjeli breshërinë e fyerjeve ndaj meje. Unë u them të gjithëve që nuk merrem me fyerjet, nuk u frikësohem  dhe të mos mendojnë  se merren me to. Ajo që më tronditi veçanërisht në tërë këtë histori ishte historia se unë po përpiqesha të arrija një angazhim politik, i cili kurrë nuk më shkoi në mendje – tha Kostic për Objektiv, duke shtuar se ai nuk ka në plan të padis Raznatovic për dëmtimin e reputacionit dhe nderit. /shqip.press

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here