Kuçi për bllokadën ndërmjet VV’së e LDK’së: Do të kërkohet PDK’ja përsëri

0
23

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se në Kosovë ka ndodhur një ndërrim i pozicioneve të njerëzve, por jo një ndryshim substancial.

Ai ka paralajmëruar se qytetarët do ta kërkojnë sërish PDK’në në qeverinë e vendit.

“Në Kosovë nuk ka ndodhur ndryshim, por mendoj se ka ndodhur ndërrim i pozicioneve të njerëzve”, është shprehur Kuçi në RTK.

“Do të shihet që ky ndërrim nuk është ndryshim”, ka shtuar ai.

P”ërkundrazi, besoj që do t’i kërkojnë njerëzit e PDK’së shumë shpejt”, ka thënë Kuçi.

“Nuk ka ndryshim në kuptim substancial. Ndryshimi do të mund të vijë me PDK-në”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here