Kurti emëron këshilltar Florim Isufin e demarkacionit

0
36

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar sot këshilltar profesorin universitar, Florim Isufi, i cili ka qenë pjesë e Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas ZKM’së, Isufi do te jëtë këshilltar i Kurtit për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit. Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij. Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re”, thuhet në njoftim./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here