Kurti planifikon të zbatojë propozimin e një profesori nga Harvardi për arsimin në Kosovë

0
33

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka thënë se planifikon një reformë në arsim sipas propozimit të profesorit Fernando Reimers.

Kurti ka njoftuar se gjatë një bisede me profesorin Reimers ky i fundit ka propozuar që të angazhohen asistentë për mësimëdhënësit e të gjitha niveleve.

“E dimë se shumica e klasëve në shkolla janë të mbingarkuara, dhe një reformë që propozoi profesori Reimers e që ka funksionuar për shtetet e ngjashme është angazhimi i asistentëve për mësimdhënësit e të gjitha niveleve. Lëvizja VETËVENDOSJE! planifikon të nxit studentët më të mirë të nivelit Master të angazhohen në mësimdhënie, dhe të ofrojë përgatitje profesionale të vazhdueshme në nivel kombëtar për të gjithë”, ka thënë Kurti./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here