Kush po tenton të rikthejë vitet e rrezikshme të ’90 në Mali i Zi?

0
262

Zhvillimet e fundit në Mali i Zi kanë dhënë një alarm për rrezikun e sigurisë brenda këtij vendi. Pavarësisht ndërrimit të roleve, katalizator i gjithë kaosit mbetet Kisha ortodokse Serbe në këtë vend e mbështetur edhe nga qarqet zyrtare të Beogradit. Dy ditë para trazirave të filluara nga politik bërja opozitare  serbe  në këtë vend dhe klerikë ortodoks serb, nuk kishte indikacione rreth asaj që do të pasonte pas miratimit të Ligjit për Lirit fetare.  Fronti Demokratik një subjekt opozitar serb kishte deklaruar se gjërat do të kalojnë qetë dhe se ata do të bojkotojnë seancën dhe nuk do ti vënë zjarrin Kuvendit siç kërcënonin. Një mbrëmje para seancës, një aeroplan i qeveris së Serbisë kishte aterruar në Podgoricë. Kishte mbledhur liderët e FD ku kanë marrë instruksione në Beograd. Siç theksuan ata, ata janë vënën në komandën direkte të patriarkut serb Irinej i cili bekoi të gjitha ato që do ti bëjnë në Kuvend dhe rrugë. Ata u kthyen në Podgoricë të bëjnë atë që kanë bërë. Kjo është shqetësuese kur kihet parasysh intervenimi direkt i Beogradit në ngjarjet në Mali i Zi. Nuk mund të jetë më direkte duke qenë që me aeroplan shtetëror të Serbisë të gjitha kanë filluar”, ka thënë  publicisti Andrej Nikolaidis për portalin Analitika.  Disa medie thonë se liderët e FD në Beograd ishin takuar me Aleksandër Vuçiçin, por nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nga presidenca e Serbisë. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili vazhdon të jetë i entuziazmuar rreth idesë së Mini Shengenit, para këtyre ngjarjeve kishte deklaruar se nuk pajtohet me presidentin malazez Milo Gjukanoviqin , por nuk ka të drejtë të involvohet në çështjet e brendshme të Mali i Zi. “Nuk kemi të drejtë të involvohemi, gjithsesi jo në mënyrë direke. Unë ia kam transmetuar Gjukanoviqit shqetësimet e mia, por ai gjërat i sheh ndryshe”.  Por  menjëherë pas seancës ku filluan trazirat, presidenti i Serbisë Vuçiç doli me një qëndrim krejtësisht tjetër. “Serbia me shqetësim po vështron në pozitën çdo herë e më të rëndë të popullit serb dhe kishës ortodokse serbe në Mali i ZI duke shfaqur pakënaqësinë e tij lidhur me arrestimet e deputetëve të FD. Megjithatë pasi filloi të zbardhet aterrimi i aeroplanit të qeveris së Serbisë në Podgoricë, mediet e afërta të tij duke u thirr në burime anonime pohojnë takimin e Vuçiçit me përfaqësues të FD por duke nënvizuar se ai kishte kërkuar nga këta të fundit ti “përmbahen provokimeve”. “Gjykuar nga ajo që pasoi, Fronti Demokratik nuk ka dëgjuar as Vuçiçin, as kryepeshkopin Amfiloihije, i cili bëri thirrje të mos shkojnë në parlament dhe të bëjnë trazira”!.  Pra Vuçiçi duke parë rrezikun që po i kanoset një vendi anëtar i NATO-së, filloi të tërhiqet përmes medieve të cilat  në publikimet e tyre duke u bazuar në burime konfedenciale të minimizonin përgjegjësinë e tij. Por nxitësi kryesor mbetet Amfilohije i cili shkoi aq larg duke pohuar para seancës së Kuvendit ku u miratua ky ligj se në Mali i Zi mund të shpërthejë lufta qytetare nëse miratohet ai ligj! Teksa Këshilli Episkopal i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) në Mal të Zi u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve që në afatin sa më të shkurtë të përmirësohet ajo që mund të përmirësohet, para se të fillojë zbatimi eventual i këtij ligji të bëhet burim i një ndarje serioze shoqërore me pasoja të paparashikuara”, transmeton agjencia BETA. 

Problemin më të madh në zbatimin e ligjit do ta ketë Kisha ortodokse serbe, kompetencat e së cilës pas vitit 1918 me parimin e automatizmit, ka përfshirë të gjitha pronar, tempujt dhe manastiret duke shfuqizuar kishës ortodokse malazeze. Të vetëdijshëm se Kisha ortodokse serbe nuk ka akte valide pronësore, dhe kompetenca mbi qindra tempuj dhe manastire të ndërtuara para vitit 1918 disa medie në publikimet e tyre filluan të paralajmërojnë kinse pritet që krerët e Mali i Zi kanë përgatitur rrëmbimin e pronave!.  Ky ligj kishte filluar të përgatitej qysh më 2014. Ai pas shumë konsultave dhe vërejtjeve që  janë marrë parasysh kishte marrë dritë jeshile edhe nga Komisioni i Venedikut, që nënkupton që ai ligj është në përputhje me acquis communautaire . Pra për atë ligj janë deklaruar të gjitha komunitetet fetare, si Kisha katolike, bashkësia islame dhe kisha ortodokse e Mali i Zi.  Nëse  qëndrimi i “babait të kombit Serb” Dobrica Qosiq se është “gënjeshtër interesi shtetëror serb” atëherë nuk është e vështir të dallohet  që pikërisht gënjeshtra është thelbi i përbashkët i luftës hibride dhe projektit të Serbisë së madhe në lajmet e rrejshme Malin e Zi serb.

Është interesant që vetëm disa ditë para këtyre ngjarjeve, Ministri serb  i Mbrojtjes Aleksandër Vulin më 24 dhjetor në Kuvend duke prezantuar strategjinë e mbrojtjes dhe sigurisë nacionale theksoi se këto dy dokumente janë mënyra më e mirë e mbrojtjes së interesave nacionale dhe mbrojtjes midis të cilave,  udhëheq brengat për popullin serb jashtë Serbisë.  Siç edhe konstaton në një publikim të saj portali malazez Analitika, ndarja e kohë më parë e 40 përmendoreve të qytetarëve të rënë malazez gjatë ndërhyrjes së NATO-së të cilën në Beograd e dorëzoi ministri i mbrojtjes Vulin në 101 vjetorin e “vrasjes” historike të Mali i Zi me arsyetimin se “Serbia ruan serbët pavarësisht ku jetojnë”, flet që në thelb të nomenklaturës aktuale dhe paralele politike të Serbisë, me kujdes po ushqehet hegjemonia agresive politike e Projektit të Serbisë së madhe.

Ndërsa pas miratimit të këtij ligji megafoni i qeveris së Serbisë Ivica Daçiç në një emision televiziv “Oko”, në një mesazh të tij tha:  “nuk besoj se akëcili ka guxim të shkoj në shenjtore”.

Teksa shumë segmente politike e sidomos ajo fetare serbe  mohojnë malazezët në disa nivele-përmes gjuhës, kishës prejardhjes etnike etj. Një konstatim të tillë e ka dhënë edhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi Sonja Biserko e cila theksoi se Kisha ortodokse serbe është institucioni i vetëm tej kufitar që ka rol të veçantë në fushatën kundër ligjit malazez për lirit fetare. Një politik të tillë anti malazeze  në mënyrë koherente e mbështet opsioni politik pro-çetnik në Mali i Zi në krye me Kishën ortodokse serbe. Duke marrë si shkas vizitat e mëhershme të krerëve të Frontit Demokratik në Moskë por edhe ngjarjet e vitit 2016 kur u bë përpjekja për ndalë anëtarësimin e mali të Zi në NATO, portali Analitika  i kishte shtruar një pyetje publicistit Nikolaidis rreth rolit të mundshëm të Rusisë në këto zhvillime të fundit.  “Ajo vetëm mund të supozohet sepse sulmuesit e tyre në  Ballkan janë Kisha Ortodokse serbe dhe FD” ka thënë ai.  Teksa Biserko tha se lidhja më e thellë kur është fjala për raportet e Serbisë dhe Rusisë, shkon me ndërmjetësimin e kishës. “ Është e njohur që vizita e Papës në Serbi, e cila një kohë të gjatë është në rend dite, gjithmonë e ka penguar kisha ortodokse ruse. Interesi rusë në Ballkan këtë fazë është në pengimin e BE, NATO-së dhe ShBA, që në thelb nënkupton ndalimin e zgjerimit të NATO-së dhe BE. Duke qenë që Serbia dhe republika serbe kanë mbetur fortesat e vetme për Rusinë, aq më shumë është forcuar presioni, dhe me këtë edhe prezenca e saj”, tha ajo. Është indikative që zëdhënësja e Ministris së Jashtme ruse Marija Zaharova duke u deklaruar për ligjin e ri tha se me të janë rrezikuar seriozisht interesat e Mitropolisë malazezo-detare ortodokse serbe. Veq kësaj, Rusia është kundër autoqefalisë së kishës malazeze dhe maqedone që po ashtu në një të ardhme do të jetë në rend dite. Zaharova po ashtu tha se kjo ka të bëjë edhe me çështjen e uniteti të botës ortodokse, ruajtjes së shtyllave të saj për formësimin e së cilave janë dashur shekuj. Kisha ruse është duke zhvilluar një betejë për primatin mbi botën ortodokse, që duket se po i del nga dora.

Dhe nuk është çudi që lidhur me zhvillimet e fundit ka pasur reagime nga analistë rus të afërt me qeverinë.

Eksperti për çështje Ballkanike, udhëheqëse e Qendra për studimet e krizës bashkëkohore Ballkanike pranë Institutit të Sllavistikës, Yelena Guskova më herët kishte thënë se beteja për Ballkan midis perëndimit dhe Rusisë po hynë në fazën përfundimtare. “ Do të jetë e vështirë që presidenti Gjukanoviq ta kapërcejë rezistencën e mitropolitit Amfilohije, kishës dhe popullit. Por nuk mendoj që kjo rezistencë do të qojë në luftë”, tha Guskova për të përditshmen Vzglyad.

Përderisa vendet e Ballkanit aspirojnë anëtarësimin në BE, përkundër faktit të shtyerjes së zgjerimit të mëtejmë të kësaj të fundit,  ekspertja ruse përpiqet ti jap një ngjyrim tjetër  duke thënë se perëndimi ka tendencë të dobësimit të unitetit sllav dhe ndërprerjen e lidhjes historike të popujve sllav. Por ndryshe mendon  Maksim Samorukov i cili  në një publikim për institutin Carnegie në Moskë thotë se Ballkani perëndimor pothuaj është integruar shumë thellë në BE për t’i lejuar vetes të rishikojnë seriozisht politikën e tyre të jashtme.  Ai konsideron se vonesat me hyrjen zyrtare në Union, pa marrë parasysh sa poshtëruese mund të jenë, nuk do të ndryshojnë asgjë këtu. “Nuk ka kuptim që Rusia të përfshihet në një ndërhyrje të tillë – përfitimet nga ajo janë iluzionuese, nëse është e mundur duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e elitave të Ballkanit, dhe nuk ia vlen aspak rreziku që ata të shkaktojnë një krizë të re në marrëdhëniet me BE”, thotë ai”. Është interesant që këto zhvillime ndodhin pas takimit të tretë të projektit të Mini Shengenit, kur nismëtari i saj Vuçiç nga njëra anë bënë thirrje për bashkangjitje vendet e tjera në këtë projekt, derisa përfaqësues të institucioneve të larta ndërhyjnë në sovranitetin e një  vendi tjetër.  Pra ky duhet  të merret si një mesazh që përveq eksportit të trazirave asgjë nuk pritet e mirë nga Beogradi përderisa nuk nënshkruhet një marrëveshje paqeje me të gjitha vendet dhe pranimi i fajësisë për të gjitha të bëmat në luftrat e fundit në hapësirën e ish Jugosllavisë. I.K./shqip.press

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here