Kushti i Interit për t’ia shitur Barcelonës Martinezit: Përfshirja e Griezmannit në marrëveshje

0
28

Interi mund t’ia kërkojë Barcelonës sulmuesin francez Antoine Griezmann në çfarëdo marrëveshje të mundshme për kalimin e argjentinasit Lautaro Martinezit nga San Siro në Camp Nou, sipas gazetës italiane Tuttosport.

Lautaro Martinez është duke shkëlqyer për zikaltrit këtë sezon në Serie A, përderisa ka kontribuar edhe në garat e tjera. Ai i ka shënuar gjithsej 16 gola në të gjitha garat e këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Mediat e mëdha evropiane të sportit kanë raportuar se 22-vjeçari dëshiron t’i bashkohet klubit katalonas, pasi që dëshiron të luajë përkrah bashkëkombësit të tij Lionel Messi edhe në nivelin e klubeve.

Martinez ka klauzolë për shkëputjen e kontratës me klubin prej 111 milionë eurosh. Kjo klauzolë është e vlefshme për të gjitha klubet jashtë Italisë, megjithatë Barcelona s’është e gatshme ta paguajë një shumë të atillë, për shkak se do të binte ndesh me rregullat financiare të UEFA-s.

Gazeta italiane Tuttosport raporton se klubi i La Ligas do t’ia ofrojë Interin disa lojtarë të vet për ta zbritur çmimin për Martinezin. Lojtarët si Arturo Vidal, Carles Alena, Philippe Coutinho dhe Jean-Claid Todibo mund të përfshihen në marrëveshje.

Megjithatë, Interi do të ishte i gatshëm ta pranojë ofertën nëse në të do të përfshihej Griezmann. 28-vjeçari u transferua në Barcelonë vetëm vitin e kaluar, dhe i ka shënuar 12 gola në 32 paraqitjet e tij këtë sezon.

Në anën tjetër, Gazzetta dello Sport raporton se Interi do ta ketë prioritet transferimin e Pierre-Emerick Aubameyangut, nëse Martinez largohet këtë verë. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here