Ky është i riu që u gjet pa shenja jete sot në Pejë

0
26

Një i ri është gjetur sot pa shenja jete në fshatin Sferkë të komunës së Pejës.

I njëjti ishte raportuar i zhdukur gjatë ditës së djeshme.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Dje është raportuar në orët e pasditës, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë, menjeherë në vend të ngjarjës, kanë dalë të gjitha njësit relevante në vendngjarje, dhe mjeku i cili ka konstatuar v dekjen”, ka deklaruar Gashi.

Ndërsa bëhet fjalë për Baton Berishën, i lindur në vitin 1985.

Për humbjen e jetes së tij ka shkruar edhe ish-deputetja e LDK-së nga Peja, Besa Gaxheri.

“Joooo Baton Berisha, Nuk e prisnim që ju të ndaheni nga familja e nga ne, në këtë moshë. Lajm i trishtë, i pa përballueshëm! Kujtimi për ty do mbetet gjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe, Djalë fisnik”, shkroi ajo në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here