Latifi:Absurdi më i madh që Srebrenica u la si pjesë e Republika Srpska

0
20

Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe Profesori i Fakultetit Filozofik në UP, Blerim Latifi ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës.

Latifi ka shkruar se absurdi më i madh është që ky qytet u la pjesë e Republikës Serbe.

“Gjëja më absurde është se si Srebrenica u la pjesë e territorit të Republikës Serbe në Bosnje, kur dihet se krijuesit e saj janë po ata që kryen masakrën në Srebrenicë”.

Latifi ka shkruar se gjenocidi në Srebrenicë nuk është dënuar dhe është legjitimuar ndërkombëtarisht.

“Drejtësi nuk do të thotë të dënosh vetëm kryesit e gjenocidit, por edhe të dënosh qëllimin final të tyre, i cili gjithmonë është territori. Në rastin e Srebrenicës, jo që nuk është dënuar ky qëllim, por paradoksalisht është legjitimuar ndërkombëtarisht realizimi i tij”. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here