LDK-ja u dënua me gjobë për mosrespektim të rregullave ndaj COVID, flet Arben Gashi

0
35

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur pasi komuna e Prishtinës e ka dënuar partinë për tubime në kohë pandemie, duke u dalë kundër rregullave ndaj COVID-19.

Ai tha se nëse janë tejkaluar rregullat, atëherë komuna e ka kryer punën e saj, shkruan Gazeta Express.

“Nëse janë tejkaluar rregullat, atëherë komuna e ka bërë punën e vet”, tha Gashi në emisionin KallxoPernime.

Kur u pyet se a mund të ishte kjo si një lloj hakëmarrje, ai tha se nuk është dasht me qenë ashtu.

“Nuk ish dasht me pas amo nëse ka ka do të jetë një rast i keq”, shton Gashi.

Lidhja Demokratike e Kosovës u dënua me 2 mijë euro nga Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë, pasi që ka shkelur masat antiCOVID në një tubim të mbajtur në kryeqytet. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here